AKTUALITET, 8 Nëntor 2021, 16:33

Lindita Nikolla takon Raportuesen për Shqipërinë në PE: Gati për Tryezën e Parë Ndërqeveritare!

Lindita Nikolla takon Raportuesen për Shqipërinë në PE: Gati

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla takoi sot Raportuesen për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Isabel Santos.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale Nikolla thekson se Shqipëria është gati për mbajtjen e Tryezës së Parë Ndërqeveritare!

“Takim i ngrohtë dhe konstruktiv me Raportuesen për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, znj. Isabel Santos: Shqipëria është gati për mbajtjen e Tryezës së Parë Ndërqeveritare! Opozita në Kuvend, momentum i ri dhe klimë pozitive për avancimin e reformave“, shkruan Nikolla.

Lindita Nikolla takon Raportuesen për Shqipërinë në PE: GatiLindita Nikolla takon Raportuesen për Shqipërinë në PE: Gati