TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Burg pa afat ka kërkuar prokurori Ritvan Sukaj dhe po këtë masë la në fuqi gjyqtarja Miranda Konica, për punonjësin e policisë, Sokol Fana, si dhe për shtetasin Klodjan Hajderll , pronar i një lokali të njohur në Elbasan, të cilët u arrestuan në fundjavë për shpërdorim të detyrës.
Strukturat hetimore të DVP Elbasan, ato operacionale të DPPSH në bashkëpunim me Sektorin e Hetimit në Drejtorinë Rajonale të SHÇBA Elbasan-Korçë e arrestuan në flagrancë tri ditë më parë punonjësin e policisë, Sokol Fana me detyrë N/Specialist në Njësinë FAST Albania në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
26-vjeçari ka mashtruar një shtetas nga Elbasani. Ai akuzohet se ka paraqitur gjithashtu të dhëna të rreme para Oficerit të Policisë Gjyqësore. Në cilësinë e provës materiale gjatë arrestimit u sekuestruan një armë zjarri pistoletë e markës e dy aparate celularë.
Ai po hetohet si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrim” i mbetur në tentativë, “Shpërdorim i detyrës”, “Kallëzim i rremë”.
Ndërsa pronari i një prej lokaleve pranë stadiumit Elbasan Arena është i akuzuar për veprën penale të pengimit të qëllimshëm të policisë dhe prokurorisë në zbardhjen e të vërtetës që lidhet me akuzën e ngritur ndaj punonjësit të policisë.
Ndërkaq ai ka fshirë qëllimisht pamjet filmike dhe ka zhdukur kamerat e sigurisë të lokalit në pronësi të tij.