AKTUALITET, 8 Nëntor 2021, 14:50

Vokshi braktis mbledhjen e grupit parlamentar të PD: Basha s’na dha mundësi për debat, distancohem nga deklaratat e tij

Vokshi braktis mbledhjen e grupit parlamentar të PD: Basha s’na dha

Albana Vokshi ka folur pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike të zhvilluar në selinë blu.

Deputetja demokrate bën me dije se ajo ka deklaruar se kryetari nuk u ka lënë mundësi të debatonin duke mbyllur mbledhjen. 

“Kryetari nuk na dha mundësi të debatonim, mbylli mbledhjen. Distancohem nga deklaratat e Bashës një ditë më parë, nuk përfaqësojnë Partinë Demokratike”, është shprehur ajo.

Edhe në mbledhjen e djeshme të kryesisë së grupit parlamentar, Albana Vokshi dhe Oerd Bylykbashi, që janë shprehur kundër Bashës zgjodhën që të mos ishin të pranishëm në takim.

Para fillimit të mbledhjes së një dite më parë, kryedemokrati Lulzim Basha iu është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha me një deklaratë të fortë duke thënë se "koha e tij ka mbaruar dhe se nuk do të lejojë askënd që të përdorë PD-në dhe forumet e saj për interesat personale të ish-kryeministrit".

Basha ka komentuar dhe “Foltoret” e Berishës për të cilën u shpreh se ato janë kthyer në një tub oksigjeni për regjimin e Edi Ramës, të cilin ai synon ta shkëpusë.