TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, po vazhdon betejën me drejtësinë duke këmbëngulur në pezullimin e dënimit me 2 vite burgim.
Kërkesa po shqyrtohet në Apelin e Posacëm, por duket se ish-zyrtari i lartë nuk është dakord me trupën gjykuese, për këtë shkak ka kërkuar përjashtimin për njëanshmëri.
Për të shqyrtuar kërkesën e Llallës, gjykata vendosi ta shtyjë seancën për një datë tjetër. Ish-kryeprokurori është dënuar me 2 vite burg për fshehje pasurie dhe emri i tij është renditur në listën e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.