TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident ka ndodhur ndodhur paraditen sotme në Bilisht, ku një makinë ka përplasur një vajzë 7 vjeçare.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:05, ndërsa mësohet se e mitura është dërguar në spitalin e Korçës.
"Më datë 03.08.2023, rreth orës 11:05, në qytetin e Bilishtit, automjeti tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin F. B., ka përplasur një shtetase të mitur rreth 7 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila u dërgua në spitalin e Korçës për kujdes mjekësor.
Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit,"-njofton policia.