AKTUALITET, 20 Mars 2025, 12:55

Lezhë/ 60-vjeçari gjendjet i shtrirë në rrugë, policia: Ka dëmtime në kokë! Ja për çfarë dyshohet

Lezhë/ 60-vjeçari gjendjet i shtrirë në rrugë,

Rreth orës 12:00, në fshatin Balldre, banorët e zonës kanë konstatuar të shtrirë në rrugë, shtetasin S. S., rreth 60 vjeç, me dëmtime në kokë.

Nga veprimet e para të Policisë, në vendin ku u gjet ky shtetas, dyshohet se ai është rrëzuar aksidentalisht ndërkohë që kulloste bagëtitë.

Shtetasi S. S. është transportuar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.