AKTUALITET, 20 Mars 2025, 12:32

Plas lufta në Bashki, Rama emëron Jonida Halilin, Veliaj urdhëron t’i ndalohet hyrja në Institucion

Plas lufta në Bashki, Rama emëron Jonida Halilin, Veliaj urdhëron

Skandali që ka përfshirë Bashkinë Tiranë ditët e fundit po thellohet më shumë akoma. Burime bëjnë me dije se Rama pas shkarkimit të Alban Dokushit si Sekretar i Përgjithshëm ka emëruar Jonida Halilin në këtë post, e cila më parë ka mbajtur postin e zv/kryetares së Bashkisë. 

Burimet për Dosja, shtojnë se ky veprim i Ramës nuk është pritur mirë nga Veliaj, i cili nga burgu i Durrësit ka urdhëruar policinë Bashkiake në Tiranë që ruan institucionin e Bashkisë që mos të lejojnë hyrjen e Halilit në Bashki. Bashkia tashmë është e paralizuar dhe për momentin merr urdhëra vetëm nga qelia e burgut të Durrësit.

Pas arresimit të Veliajt, në krye të Bashkisë Tiranë me pëlqimin e Ramës është vendosur Anuela Ristani. Por kjo e fundit nuk ka marrë aprovimin e Veliajt, i cili me datë 18 mars nga burgu i Durrësit ka firmosur dokumentin që ia delegon detyrat e tij Sara Goxhajt.

Menjëherë pas marrjes se njoftimit, Rama ka shkuar në Bashkinë Tiranë dhe ka urdhëruar protokollin që të zhbëj veprimet e Veliajt. Dhe duke shkarkuar Dokushin dhe Goxhajn, dy të besuarit e Veliajt në Bashkinë Tiranë, Rama ka marrë komplet kontrollin e institucionit që vetë e drejton nga jashtë.