AKTUALITET, 20 Mars 2025, 09:52

“Kapobandë, bandit! Turpe me ligj e Kanun”/ Gjuha e përdorur ndaj opozitës, Rama: Nuk fyej familjarët! Por bufit, buf do t'i them

“Kapobandë, bandit! Turpe me ligj e Kanun”/ Gjuha e

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një nga komentuesve i cili e quante bullizim gjuhën e përdorur ndaj opozitës, duke e quajtur kënetë dhe kreun e PD, buf.

Rama tha se ai tregon vetëm atë që sheh, ndërsa shtoi se kurrë nuk ka ofenduar familjarët e kundërshtarit.

Rama ka kujtuar edhe gjuhën e përdor ndaj tij nga kundërshtarët, ku tha se “bandit, kapobandë, vrasës, janë turpe me ligj e kanun”.

“Nuk i them bandit, kapobandë, vrasës. Këto unë nuk i them. Janë turpe me kanun ligj e zakon. Unë nuk hyj tek familja e kundërshtarit. Ama atë që shoh unë e ndaj me ju. Kur shoh një buf kënete them është buf kënete.

Mënyrë e sintetizuar për të përmbledhur esencën në raport me çfarë duhet të shohim. Jo timoni, jo tepsia. Ajo është fjala kyçe.

Thonë për program. Kemi ne program e çfarë programi. Kemi objektiva të qarta. Arritjet nuk u arritën me darje e timon por me punë”, tha ai.