TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një incident është shënuar pasditen e së mërkurës gjatë një takimi për prezantimin e kandidatëve për deputetë në qarkun e Lezhës, të mbajtur në sheshin “Gjergj Kastrioti”.
Një grup personazh dhe aktivistësh kanë shkuar me pankarta për të protestuar kundër ndotjes nga fabrika e mbetjeve me origjinë shtazore që krijohet në lagjen “Skënderbeg” dhe mos marrjen e masave nga autoritetet.
Aty janë përplasur me policinë bashkiake dhe tre prej tyre janë shoqëruar në polici. Në mbështetje të tyre, para komisariatit të Lezhës kanë shkuar përfaqësues të opozitës, të cilët kërkuan lirimin e tyre.
Dega e PS Lezhë thotë se pesë individë kanë hyrë në ambientet e takimit elektoral të partisë duke protestuar dhe njëri prej tyre, për të cilin thotë se është eksponent i opozitës, ka provokuar dhunën me qëllimin për të krijuar një alibi për të ndotur klimën elektorale në Lezhë.
PS kërkon që partia kundërshtare të respektojë rregullat dhe të mos ndërhyjë të mënyrë të paligjshme për të penduar tubimet elektorale.
Deklarata e Partisë Socialiste Lezhë:
Partia Socialiste Lezhë shpreh shqetësimin për përpjekjet e Partisë Demokratike për të manipuluar opinionin publik me qëllime përfitimi politik, duke keqpërdorur një ngjarje të ndodhur gjatë aktivitetit tonë për prezantimin e kandidatëve.
Ka vite që precedenti i interferimit në aktivitetet e njëri tjetrit, për t’i prishur apo penguar ka qenë harruar.
Riciklimi i këtyre metodave nga cilido qoftë dëmton klimën elektorale, provokon tensione dhe fyen kulturën politike të Lezhës, e cila është ndër më të mirat në vend.
Vetëviktimizimi i eksponentëve të PD-së dhe deklaratat e tyre të palogjikshme bien në kundërshtim me faktet, kur pesë individë, të cilët nuk po pengonte askush, u futën në ambientet e takimit elektoral të PS-së. Kjo qasje vetëdemaskon prapavijën e veprimeve të tyre.
Kërkojmë nga PD-ja të tregojë korrektesë dhe mos implikim, të mos mbështesë çfaredolloje aktori që interferon në takimet elektorale si një e drejtë dhe standart me ligjin, dhe në respekt të komunitetit lezhjan.
Akti i dhunës u provokua nga një eksponent i pranishëm në tubimin me pesë vetë, me synimin e vetëm për të prodhuar një lajm, duke ngritur një alibi mbi një fabrike që zë fill dhe vendoset në Lezhë që në qeverisjen e Sali Berishës.
Si forcë politike, nuk do të tolerojmë askënd që në mënyrë të paligjshme ndërhyn apo pengon tubimet elektorale të cilësdo parti. Ftojmë të gjithë aktorët politikë të tregojnë përgjegjësi, të mos manipulojnë opinionin publik dhe të mos manipulojnë akte që ndotin klimën elektorale në Lezhë.
Çdokush ka të drejtë të protestojë, por brenda kornizës ligjore dhe pa cenuar aktivitetet politike të askujt.