AKTUALITET, 20 Mars 2025, 10:25

Vendimi/ GJKKO lë në burg Lulzim Berishën, avokati: Luftar Reçi krijon artifica duke mashtruar institucionet! Thirrja për prokurorët e Posaçëm

Vendimi/ GJKKO lë në burg Lulzim Berishën, avokati: Luftar

Gjykata e Posaçme ka lënë në qeli Lulzim Berishën, i cili disa ditë më parë u ekstradua nga Spanja dhe akuzohet për vrasjen e Klodian Salihut.

Në një prononcim për media, avokati i tij Detar Hysi është shprehur se dëshmitë e të penduarit të drejtësisë, Luftar Reçi janë artifica për të mashtruar institucionet shtetërore.

Ai u bëri thirrje prokurroëve të posaçëm duke thënë se duhet t’i përkushtohen përgjegjësisë dhe pavarësi ushtrimit të detyrës.

“Duhet të sqaroj opinionin publik, se Luftar Reçi, krijon artifica duke mashtruar institucionet shtetërore. U bëj thirrje prokurorëve të posaçëm, që përdorimi i bashkëpunëtorë të drejtësisë, për interesa të caktuara, apo për statistika mediatike, cenon rëndë sigurinë kombëtare, të jetës dhe pronës.

Duhet të heqim dorë nga ky standard eksta ligjor, prokurori duhet t’i përkushtohet përgjegjësisë dhe pavarësisë në ushtrimin e detyrës”, tha avokati i Lulzim Berishës.