AKTUALITET, 20 Mars 2025, 12:08

Detaje nga aksidenti tragjik me 4 viktima: Po ktheheshin nga aeroporti. Të rinjtë kishin pritur në Rinas njërin prej tyre që u kthye nga Gjermania

Detaje nga aksidenti tragjik me 4 viktima: Po ktheheshin nga aeroporti. Të

Detaje të reja janë mësuar lidhur me aksidentin tragjik me 4 viktima që ndodhi pak para mesnate (19 mars) në Fushë Prezë.

Mësohet se të rinjtë kishin pritur në Rinas, Enejd Laçin (viktimë), i cili kthehej nga Gjermania.

Sapo kanë lënë aeroportin, ata ishin nisur për në banesat e tyre, por fatkeqësish u përfshinë në aksidentin e rëndë që u mori jetën të gjithëve.