TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka akuzuar mazhorancën për shkelje të Kushtetutës në nisje të legjislaturës së re.
Ai tha se ndryshimet në strukturën e parlamentit janë bërë në mënyrë të paligjshme dhe pa respektuar afatet kushtetuese.
Shehu kritikoi gjithashtu mungesën e respektit që tregoi PS për Azem Hajdarin, duke e cilësuar këtë si mungesë respekti për historinë demokratike të vendit. Ai paralajmëroi se opozita do të përballet me regjimin përmes argumenteve dhe alternativave.
"Legjislatura ka nisur me veprime antikushtetuese. Bënë ndryshime në momentin e fundit për ndryshime në strukturën e funksionimit të parlamentit. Sipas Kushtetutës, duhet së paku një javë kohë për ndryshime. Mazhoranca nuk nderoi as Azem Hajdarin.
Në psikologji e në mentalitet, kjo qeveri është e ngjashme me diktaturën. Diktatura sot s’ka kampe përqendrimi, por censurë. Ne do e godasim regjimin me argumente e alternativa. Kemi në qeveri grup jesmenësh që përdoren nga Sulltani.", tha ai.