TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lëvizja Bashkë protestoi sot, për të mbrojtur lulishten mes pallateve 9-Katëshe dhe Teatrit të Operës dhe Baletit. Hapësira e gjelbër është rrethuar dhe pritet që të kthehet në kantier ndërtimi, për një kullë tjetër në atë zonë, kulla më e lartë në Tiranë.
Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, tha mes të pranishmëve se kullat në Tiranë, jo vetëm zaptojnë hapësirat e gjelbërta, por përdoren për pastrimin e parave.
“Tirana është një nga më të varfërat në Ballkan. Këto hotele të pafundme nuk do ti shërbejnë konsumatorëve, se Tirana është një qytet i varfër. Këto kulla kanë një funksion; të pastrojnë paratë e drogës, paratë e korrupsionit, këto kulla jo vetëm po shkatërrojnë qytetarin, por nuk do të kenë asnjë minimum funksionaliteti. Kush blen zyra, apartamente në këtë qytet që po zbrazet? Fatkeqësia e Tiranës ka një qeveri nga hajduta e përbindësha. Ka një sistem të përbërë nga parti të vjetra që përbëjnë nga të njëjtët oligarkë”, tha Arlind Qori.
Ndërkohë, për protestën nuk ka patur ndonjë interes nga pjesa tjetër e opozitës, e cila duket se po e kalon në heshtje ndërtimin e kësaj kulle të re në zemër të Tiranës.