AKTUALITET, 16 Nëntor 2024, 15:03

Laboratori i kokainës në Qerekë, kreu i SPAK: Moment kyç në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri

Laboratori i kokainës në Qerekë, kreu i SPAK: Moment kyç

Në analizën e brendshme të deritanishme të këtij hetimi, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, e konsideron atë si një moment kyç në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri.

“Ky hetim është dëshmi e qartë se SPAK është i përkushtuar për të ndjekur dhe goditur rrjetet kriminale që kërcënojnë sigurinë dhe drejtësinë në vendin tonë. Suksesi i deritanishëm i këtij procedimi penal tregon se bashkëpunimi ndërkombëtar dhe ekspertiza e brendshme janë çelësi për rezultate konkrete.”, tha ai.