AKTUALITET, 26 Korrik 2024, 19:28

Lojërat Olimpike, Rama me bashkëshorten në Paris, pritet nga Macron dhe Zonja e Parë

Lojërat Olimpike, Rama me bashkëshorten në Paris,  pritet nga

Kryeministri Edi Rama është pritur nga presidenti i Francës Emmanuel Macron në Paris, pak orë para nisjes së Lojërave Olimpike.

Kryeministri Edi Rama ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama. Macron ka pritur veç Ramës të gjithë liderët e vendeve pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike Paris2024.

Në oborrin e Pallatit Élysée veç presidentit francez ka qenë edhe Zonja e Parë, Brigitte Macron, e cila ka marrë pjesë në pritjen e liderëve.