AKTUALITET, 26 Korrik 2024, 18:55

Aksident në aksin Shkodër- Muriqan, plagoset 17-vjeçari

Aksident në aksin Shkodër- Muriqan, plagoset 17-vjeçari

Një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Shkodër- Muriqan.

Sipas informacioneve nga Policia, 17-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me një motor dhe është përplasur me një mjet për pasojë ka mbetur i plagosur.

17-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, teksa policia vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi:

Rreth orës 17:15, në aksin rrugor “Shkodër- Muriqan”,  motomjeti me drejtues një 17-vjeçar, është përplasur me automjetin  me drejtues shtetasin F. M.

Si pasojë është dëmtuar i mituri 17-vjeçar i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.