TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pavarësisht se Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve si dhe institucionet që kanë lidhje direkte apo të tërthorta me biznesin në mënyrë të herë pas herëshme kanë paralajmëruar luftën kundër informalitetit, ky i fundit është sërish prezent. Informaliteti është zinxhir dhe hallkat nisin që nga të vetëpunësuarit.
Ekonomia informale po frenon qëndrueshmërinë ekonomike në vend ndërsa masat e ndërmarra deri më tani nga institucionet përgjegjëse, nuk janë frytdhënëse.
Referuar studimeve nga ekspertë kontabël, vlera e qarkullimit që deklarohet prej tatimpaguesve të mëdhenj është afër 2/3 të PBB-së, dhe se kontributi në buxhet ndërmjet tatimeve është rreth 34% e të gjithë të ardhurave tatimore të buxhetit.
Sipas ketyre studimeve, grupe të mëdha biznesi si ‘Balfin’, ‘Vodafone’ apo bankat e kompanitë financiare etj.rezultojnë të bëjnë pjesë në grupin e bizneseve që operojnë me standard ndërkombëtar për raportimin financiar dhe trajtimin e punonjësve.
Tv SCAN u është drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve si dhe Qendrës Kombëtare të Biznesit për të konstatuar se cilët janë kompanitë që favorizojnë më tepër informalitet si dhe ku është fokusi i instancave përkatëse për të ndërmarrë hapat e duhura./ Tv Scan