TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas shoqërimit të shoferit të kazinosë R. B., policia me urdhër të prokurorisë shoqëroi për të marrë në pyetje edhe shoqen e Joy-t, Emily Mutua, si person që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes. E reja, sipas burimeve, i ka qëndruar të njëjtit version që ka deklaruar edhe më herët në lidhje me dyshimet e saj.
Emili ka pohuar se Joy i ka treguar asaj shantazhet që shoferi R.B., i kishte bërë kohët e fundit për të vijuar lidhjen me njëri-tjetrin. Emili ka theksuar edhe një herë se ka dyshime që në ngjarje të jetë i përfshirë E.B., dhe persona të tjerë, por pa folur me persona specifik.
Edhe pse për shantazhet e shoqes ajo tregon se është vënë në dijeni pak ditë para se të ndodhte ngjarja në gusht 2022, hetuesit thonë se dëshmia e vajzës nuk i ndihmon për zbardhjen e ngjarjes dhe se është e pabesueshme për grupin hetimor. Joy Aoko ndërroi jetë në Kenia, ku disa muaj pasi ndodhej e shtruar tek Trauma.
Joy ndodhej e shtruar në spital që prej 14 gushtit. 22-vjeçarja kishte ardhur në Shqipëri për të punuar në një kazino, por në gusht të vitit të kaluar, u gjet buzë godinës ku jetonte.
Dyshimet ishin se e reja kishte rënë nga dritarja, por nga ekzaminimet u vërtetua se ishte dhunuar e me shumë mundësi përdhunuar e më pas lënë në derën e ndërtesës ku jetonte.