AKTUALITET, 27 Shkurt 2023, 08:30

Vranësira, shi, stuhi e dëborë, java nis me mot të keq në vend, çfarë parashikohet

Vranësira, shi, stuhi e dëborë, java nis me mot të keq

Shqipëria sot do të mbizotërohet nga një mot me vranësira, reshje shiu dhe stuhi. Kryesisht ky mot do të jetë në veriperëndim, në pjesën e parë të ditës. Pritet që të ketë dhe reshje dëbore.  Reshjet do të humbasin intensitet pasdite, reshje bore ne Alpe.

Era do të jetë e vrullshme me drejtim me shpejtësi 18-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6-7 me lartësi vale 1,5 deri në 2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mëngjes, rënie në veri.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore 4/13°C
Zona e ulët 8/17°C
Zona bregdetare 12/16°C.