AKTUALITET, 26 Shkurt 2023, 19:41

Aksident në autostradën Milot-Thumanë, dy persona përfundojnë te “Trauma”

Aksident në autostradën Milot-Thumanë, dy persona

Një aksident rrugor raportohet të ketë ndodhur në autostradën Milot-Thumanë, pranë fshatit Fushë Mamurras.

Sipas burimeve për Panorama.al bëhet me dije se dy autovetura janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë janë plagosur dy persona.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërkohë që të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës.

Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.