AKTUALITET, 26 Shkurt 2023, 19:01

Kroacia nuk e njeh kontrollin e skanerit nga Durrësi, bllokon pesë kamionë me bimë mjekësore shqiptare

Kroacia nuk e njeh kontrollin e skanerit nga Durrësi, bllokon pesë

Prej tri ditësh, pa asnjë njoftim, autoritetet kroate kanë bllokuar 5 kamionë me qindra ton bimë mjekësore nga Shqipëria.

Kryetari i Shoqatës së Industrisë së Bimëve Mjekësore dhe Aromatike Filip Gjoka thotë se autoritetet kroate nuk njohin skanerin e portit të Durrësit, duke ushtruar kontroll të dytë, duke mbajtur mallin e bllokuar dhe duke e dëmtuar.

Gjoka deklaron se prej 32 vitesh që operon në treg nuk ka patur një problematikë të tillë, teksa kërkon edhe ndërhyrjen e autoriteteve.

Sipas Gjokës, ky veprim dëmton eksportet shqiptare dhe sektori i bimëve mjekësore dhe aromatike punëson njerëz nga të gjitha zonat dhe e bën Shqipërinë e njohur në mbarë botën./ Marrë nga BW