AKTUALITET, 26 Shkurt 2023, 21:15

Meta: Solidaritet me banorët e Bërxullës, "Rilindja" po zhvlerëson pronat e ligjshme të qytetarëve!

Meta: Solidaritet me banorët e Bërxullës, "Rilindja" po

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur se është në solidaritet të plotë me banorët e Bërxullës në mbrojtjen e të drejtës së pronës.

Përmes një reagimi në Facebook, Meta tha se qeveria zhvlerëson pronat e ligjshme të qytetarëve dhe rrit kostot e investimeve publike, sepse sipas tij, prioriteti i saj është vetëm korrupsioni.

Ai shton se 14 maji është dita e ndëshkimit kundër arrogancës, korrupsionit dhe dhunimit të pronave të shqiptarëve ng abanda në pushtet.

Reagimi i Metës:

Solidaritet të plotë me banorët e Bërxullës në mbrojtjen e të drejtës të pronës.

Qeveria grabitqare e “Rilindjes” zhvlerëson pronat e ligjshme të qytetarëve dhe fryn artificialisht kostot e investimeve publike sepse prioriteti i saj është vetëm korrupsioni.

Mjaft talljes me pronën e shenjtë të qytetarëve!

14 Maji dita e ndëshkimit kundër arrogancës, korrupsionit dhe dhunimit të pronave të shqiptarëve nga banda në pushtet!