AKTUALITET, 25 Qershor 2024, 16:03

Kundërshtojnë masën e sigurisë, Gjykata e Lartë shqyrton më 9 korrik rekursin e Berishës dhe Malltezit

Kundërshtojnë masën e sigurisë, Gjykata e Lartë

Avokatët e liderit të opozitës kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, ku kundërshtojnë masën e arrestit shtëpiak ndaj kryedemokratit, Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezit. Gjykata e Lartë do të shqyrtojë rekursin më datë 9 korrik, ndërsa relator i çështjes është Sokol Binaj.

Berisha akuzohet për korrupsion, së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi të cilët i kanë kundërshtuar akuzat.

Më herët, Sali Berisha ka refuzuar masat e dhëna nga SPAK, atë të detyrimit të paraqitjes dhe të ndalimit të daljes jashtë shtetit, duke i konsideruar masat si antikushtetuese. Pas moszbatimit të këtyre masave, Struktura e Posaçme ashpërsoi masën e sigurisë për Berishën, duke e lënë në arrest shtëpie.