TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 69-vjeçar është gjetur i pajetë në ujërat e Shkumbinit.
Policia bën të ditur se trupi i pajetë u gjet nga polumbarët e RENEA-s pasi ishte denoncuar si rast nga familjarët. 69-vjeçari ishte larguar nga shtëpia të dielën.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Elbasan/ Informacion paraprak
Në lumin Shkumbin, në fshatin Mjekës, Elbasan nga polumbarët e Renea-s, është gjetur i mbytur shtetasi T.T., 69 vjeç, banues në Elbasan.
Ky shtetas ishte larguar nga banesa e tij më datë 25.09.2022.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.