AKTUALITET, 23 Qershor 2023, 11:05

Meta për legalizimin e kanabisit: Akt kriminal me pasoja të shumanshme! Tërheqja e këtij ligji, rruga për të ndaluar këtë murtajë

Meta për legalizimin e kanabisit: Akt kriminal me pasoja të

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se me legalizimin e kanabisit asnjë qytetar nuk do të jetë i qetë. Me anë të një postimi në Facebook, kreu u PL-së, thekson se ky është një akt kriminal me pasoja të shumanshme.

Tërheqja dhe kthimi mbrapsht i këtij ligji -thekson Meta- është e vetmja rrugë për të ndalur këtë murtajë të drogës që ka pllakosur vendin.

“Asnjë qytetar nuk mund të jetë i qetë në familjen e tij, e cila do të goditet në një mënyrë apo në një tjetër nga legalizimi i drogës, pasi ky është një akt kriminal me pasoja të shumanshme, familjare, shëndetësore,  shoqërore dhe ekonomike.

Tërheqja dhe kthimi mbrapsht i këtij ligji është e vetmja rrugë për të ndalur këtë murtajë të drogës që ka pllakosur vendin, që ka shkatërruar imazhin e tij që ka larguar investimet dhe që ka shtuar pasigurinë në vend dhe në shoqërinë tonë”, shkruan Meta.