TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim dhe po vijon kontrollet për kapjen e 28-vjeçarit L.M, banues në Ksamil.
I riu, para dy orësh në Ksamil, dyshohet se është konfliktuar me dy efektivë të qarkullimit rrugor të Komisariatit të Sarandës, duke kundërshtuar dhe dhunuar njërin prej tyre, efektivin A.K 26 vjeç.
Ai nuk ka pranuar të gjobitet për një kundravajtje dhe fillimisht i ka marrë nga dora efektivit pajisjen elektronike të gjobave. Pas kësaj bashkë me vëllanë e tij janë grindur me dy efektivë policie dhe dyshohet se L.M ka goditur njërin prej tyre.
Policia e ka identifikuar dhe ka nisur operacionin për kapjen e tij.