AKTUALITET, 3 Tetor 2024, 12:21

Prangoset në Korçë/ Dogji me benzinë bashkëshorten, kapet pas një muaji kërkimesh Bledar Trëndafili

Prangoset në Korçë/ Dogji me benzinë bashkëshorten,

Pas 1 muaj kërkime, kapet Bledar Trëndafili, i cili dogji me benzinë ish bashkëshorten e tij Melisën.

Mësohet se autori u kap në qytetin e Korçës, ndërsa prej 1 muaji iu fsheh policisë pas kryerjes së aktit të rëndë.

Ngjarja ndodhi pasditen e datës 31 Gusht, në lagjen 2 të qytetit, ku i hodhi benzinë ish bashkëshortes dhe i vuri flakën.

Prej asaj dite, policia ka patur kontakte me familjarë e të njohur, ndërsa kërkimet u shtrinë edhe në kryeqytet, por ai u kap pak minuta më parë në Korçë.