TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti rus Vladimir Putin ka rritur agresionin në Ukrainë, ndërkohë që sot pritet të zhvillohet takimi i negociatave.
Presidenti Volodymyr Zelensky gjatë një fjalimi në mëngjes ka thënë se bombardimet ruse nuk janë ndalur që nga mesnata.
Por Zelenskyy thotë se linjat mbrojtëse të Ukrainës janë ende të qëndrueshme kundër sulmit të Moskës. Ai shtoi: “Ne nuk kemi asgjë për të humbur përveç lirisë sonë”.
Zelenskyy vazhdoi të këmbëngulte se provat e ndryshimit të taktikave të sulmit të Rusisë dëshmojnë se Ukraina ishte e suksesshme në rezistimin e planit të saj fillestar.
Mendohet se Moska kishte supozuar se do të merrte një fitore të shpejtë mbi Ukrainën përmes sulmeve tokësore, por kishte nënvlerësuar rezistencën e vendasve.