TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ukrainasit kanë formuar një barrierë mes forcave ruse dhe centralit bërthamor në qytetin Enerhodar, për të bllokuar përparimin e tyre.
Në pamjet e publikuara në mediat sociale nga një zyrtar ukrainas, shihen në rrugë qytetarë që mbajnë në dorë flamurin e shtetit të tyre ndërsa kanë bllokuar kalimin e forcave ruse me makina, kamionë, goma e thasë me rërë.
Centrali bërthamor në Zaporizhzhia është më i madhi në Evropë dhe ushtria ruse po tenton ta marrë.