AKTUALITET, 18 Qershor 2023, 21:02

Matura, publikohen notat e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

Matura, publikohen notat e provimit të Gjuhës Shqipe dhe

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka bërë me dije se janë publikuar rezultatet e maturantëve për provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

Sipas ministres kalueshmëria është 98.38% dhe me notën 10 janë vlerësuar rreth 5.73% e maturantëve. 444 nxënës nga i gjithë vendi janë mbetës ndërsa vetëm 15 nxënës janë vlerësuar me notën 10.

“Sapo janë publikuar nga QSHA edhe rezultatetmaturantëve tanë në   provimin Gjuhë Shqipe dhe Letërsi. Këtë vit ata që kanë shkëlqyer me rezultate të larta  janë më shumë se vitin e kaluar.
Kalueshmëria është 98.38% dhe me notën 10 janë vlerësuar rreth 5.73% e maturantëve.

Urimet më të mira dhe suksese të gjithëve nesër në provimin e fundit të lëndës me zgjedhje!”, shkruan ajo në postimin në “Facebook”.

Mbi 30 mijë maturantë iu nënshtruan më 7 qershor 2023, provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Ky provim ishte i dyti për maturantët, pasi më 1 qershor ata zhvilluan provimin e Gjuhës së Huaj.