AKTUALITET, 19 Qershor 2023, 09:31

Mbi 30 mijë maturantë do t'i nënshtrohen sot provimit të lëndës me zgjedhje

Mbi 30 mijë maturantë do t'i nënshtrohen sot provimit

Matura Shtetërore zhvillon sot provimin e fundit, atë të lëndëve me zgjedhje.

Mbi 30 mijë maturantë do t’i nënshtrohen këtij provimi, i cili do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.

Në provim janë të përfshira të gjithë nivelet e vështirësisë dhe për herë të parë këtë vit do të ketë një test të veçantë për nxënësit me aftësi ndryshe.

Një tjetër risi e maturës do të jetë heqja e fletë përgjigjeve të provimeve, një kërkese kjo e maturantëve dhe mësuesve pasi shkaktonte konfuzion te maturantët dhe ngatërresa në korrigjime.

Kujtojmë që një ditë më parë dolën rezultatet e provimit të maturës për lëndën e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.