AKTUALITET, 15 Maj 2025, 13:13

"Kristian mos më luaj me dy porta"/ SPAK i sekuestroi telefonin, reagon kryebashkiaku i Vaut të Dejës: I gatshëm të bashkëpunoj me çdo instancë shtetërore

"Kristian mos më luaj me dy porta"/ SPAK i sekuestroi telefonin,

Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, ka reagur në lidhje me raportimet se Prokuroria e Posaçme i ka sekuestruar telefonin.

“Jam i gatshëm të bashkëpunoj me çdo instancë shtetërore”, ka deklaruar ai.

Kryebashkiaku i Vaut të Dejë është nën hetim për “korrupsion zgjedhor”.

Kujtojmë se më 4 maj, në fund të një takimi kryeministri Edi Rama iu drejtua Shkrelit, lidhur me angazhimin e këtij të fundit në fushatë.

“Kristian mos më luaj me dy porta Kristian! Mos më luaj me dy porta!”, tha ai.


Kristian Shkreli, kryebashkiak i Vau Dejësit i fitoi zgjedhjet 2 vite më parë si kandidat i Partisë Socialiste.