TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama dhe kryeministri britanik Keir Starmer kanë zhvilluar një takim paraditen e sotme.
Rama në fjalën e tij ka folur mbi masat e ndërmarra të qeverisë shqiptare dhe britanike për parandaluar trafikun e paligjshëm.
"Besoj në këtë të dytën kemi bërë progres të jashtëzakonshëm, ku kemi harxhuar shumë sinergji në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Kemi arsye të jemi shumë krenarë për punën që kemi bërë kundër trafikut të paligjshëm dhe përfitoj nga rasti edhe nga të dërguarit e medias, është që kemi shifra shumë të suksesshme që rrëzojnë mitin se shqiptarët janë problem për Britaninë. Në vitin 2024 numri i shqiptarëve që kanë hyrë është disa qindra, ndërkohë kur ne shtyjmë përpara task-forcën pati 12 mijë. Pra, ky miti se shqiptarët janë problem për Britaninë nuk është i vërtetë, edhe pse kjo gënjeshtër ka marrë statusin e së vërtetës. Nga ana tjetër dua të theksoj një shifër, se kur thuhet 1 në 50 shqiptarë janë në burg, ndërkohë është 10 fish më e ulët."-tha Rama.
Nga delegacionet e dy qeverive, do të firmosen dy marrëveshje. Njëra do të firmoset nga ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu për eksportet dhe bashkëpunimin industrial. Marrëveshja e dytë nga ministri i Jashtëm Igli Hasani, e cila ka të bëjë me çështjet me interes të përbashkët, një prej të cilave është emigracioni.
Rama: Ka ardhur koha që të zgjidhim problemin me emigrantët që ikën në Britani duke përdorur dokumente si të Kosovës
Kryeministri Edi Rama tha se është koha që të zgjidhet edhe një tjetër problem me emigrantët shqiptarë që jetojnë atje dhe që kanë përdorur identitet të Kosovës.
“Është koha për të shqyrtuar një tjetër problem që kemi në Britani me shumë shqiptarë që janë sistemuar vite më parë dhe të integruar, por në kohën e mbërritjes së tyre kanë përdorur pasaporta ose identitet të Kosovës, me pranimin si refugjat lufte. Dhe ata sot jetojnë me dy identitete, një për shtetin britanik, një këtu në Shqipëri dhe kanë probleme të vazhdueshme që mund t’u jepet zgjidhje duke qenë se janë qytetarë të integruar plotësisht prej më shumë se 20 vitesh dhe janë kontribues në ekonomi dhe jetën shoqërore. Janë 50 mijë shqiptarë me paaporta britanike që kontribuojnë në shtetin britanik dhe afro 50 mijë të tjerë me pasaporta shqiptare si kontribues të ndershëm dhe të rregullt dhe është e papranueshme për ne që shqiptarët të vazhdojnë të stigmatizohen sikur janë problemi i Britanisë së Madhe. Me kryeministrin kemi folur edhe për shkëmbimet tregtare. Kemi rritje krahasuar me më parë, rreth 27%, por shuma e përgjithshme e shkëmbimeve tregtare është më pak sesa buxheti i skuadrës së Cristal Palace. Kështu që është mirë të rrisim pak më shumë.”, u shpreh Rama.