AKTUALITET, 19 Mars 2023, 12:50

KQZ nuk e regjistroi për zgjedhjet/ “Lëvizja Bashkë” kërkon ndihmë nga qytetarët: Na duhen 7 mijë nënshkrime

KQZ nuk e regjistroi për zgjedhjet/  “Lëvizja Bashkë”

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve e rrëzoi kërkesën e partisë “Lëvizja Bashkë“ për regjistrimin në zgjedhjet vendore të 14 majit dhe lënien në fuqi të vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Me atë vendim, drejtuesi i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qorri, nuk do të mund të kandidojë në garën, që pritet të jetë një betejë “kokë më kokë” mes Erion Veliajt dhe Beind Këlliçit. Mirëpo, 'Lëvizja Bashkë' nuk ndalet. Sot, një anëtar i kësaj lëvizje, i bën thirrje qytetarëve që të nënshkruajnë në mënyrë që Qorri të regjistrohet si kandidat i pavarur në zgjedhje. Kësaj lëvizje i duhen 7 mijë firma.

THIRRJA e anëtarit:

Deri tani Gjykata e Tiranës, KQZ-ja dhe KAS-i, në ndikimin e Erion Veliajt dhe Edi Ramës, na kanë penguar për t'u regjistruar si parti politike Lëvizja BASHKË. Prandaj mund të na duhet 7 mijë nënshkrime, që në rastin më të keq, të regjistrohemi si kandidat i pavarur.

Kush e ka gjendjen civile në Tiranë mund të na ndihmojë me një firmë për regjistrimin e Arlind Qorit si kandidat për Tiranën. Sot na gjeni tek Liqeni, Pedonalja, Rruga e Elbasanit dhe Astiri, prandaj merrni mjetet e identifikimit me vete edhe po dolët me tuta sportive.

Kush është në punë edhe ditë të diele, të më kontaktoj se vijmë ia marrim firmën poshtë shtëpisë/punës, "firma taxi"

1 FIRMË PËR DREJTËSI #BASHKËPËRTIRANËN