AKTUALITET, 18 Mars 2023, 19:59

“Doja të shihja vajzën dhe më pas do të dorëzohesha”/ Kapet shqiptari i arratisur nga burgu në Itali

“Doja të shihja vajzën dhe më pas do të

Një shqiptar i dënuar në Itali, është arratisur nga burgu dhe kapur brenda një ore.

“Doja të shihja vajzën dhe do të dorëzohesha”, ka deklaruar Anton Vlashi duke u larguar nga gjykata pas seancës.

32-vjeçari është dënuar për vjedhje dhe deri më tani ka shlyer 3 vjet e 8 muaj burg, por me shkeljen e fundit ndal ligjit, do t’i shtohen edhe 2 vite të tjera.