TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident i dyfishtë automobilistik është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në aksin Lezhë-Milot, pranë kryqëzimit të rrugës së Shëngjinit.
Dy automjete, tip “Benz” dhe “Audi” janë përplasur, teksa mësohet se është plagosur një grua, e cila ishte pasagjere.
Ajo është dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës. Ndërkaq, policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.