TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Banorët e Bërxullës të cilët protestojnë kundër projektit Thumanë Kashar kanë bllokuar ditën e sotme të dy akset e rrugës së Rinasit.
Ata janë ulur këmbëkryq në rrugë duke bllokuar qarkullimin e automjeteve. Banorët shprehen se ka pasur tentativa për negociata nga ana e kompanisë që do të zhvillojë projektin por theksojnë se nuk besojnë asgjë në rast se nuk arrijnë kompromis të dokumentuar.
“Ka pasur tentativa për negociata nga kompania, jo nga shteti. Kompania thotë për vlerën e banesave që ofrohet një çmim sipas tre mujorve që është çmimi 75 euro për metër. Ne këto i duam të dokumentuara. Se me llafe kemi 170 ditë që jemi ngopur. Do të vazhdojmë protestën tonë të panegociueshme”, deklarojnë banorët.
Ata thonë se institucionet shtetërore nuk japin përgjigje për projektin që do të bëhet në këtë zonë. Një prej banorëve ngre pyetjen se pse u ndryshua vendimi i qeverisë për Portin e Durrësit dhe nuk bëhet e njëjta gjë edhe për ta.
“Nuk e lirojmë rrugën se shteti nuk ka çarë kokë fare për ne. Le të procedohem të bëjnë ç’të duan. Mos të na prekë kush në dorë. Ku është shteti me projektet e kësaj rruge.
Unë kërkoj certifikimin e banesës time. Herën e parë më është kthyer përgjigje më kanë thënë se banesa është pa çati. Herën e dytë fillova procedurën nga e para. ARRSH kërkoi informacion në lidhje me banesën time. Kthimi i përgjigjes që bën ARRSH. Kërkohet konfirmim nëse banesa preket nga rruga Thumanë Kashar.
Asnjë nuk e di projektin e rrugës. I hedhin topin njëra tjetrës. Ku do të shkoj ta kërkoj unë se ku është gjurma e rrugës? Rruga ju kam thënë që ditën e parë që është pa projekt. Më thoni ju mua çfarë duhet të bëj unë me këta banorë. Ku do shkojnë banorët? Ne po sillemi kaq njerëzisht në protestën tonë dhe shteti bën sehir. Pse u ndryshua VKM për portin e Durrësit për banorët e Bërxullës nuk ndryshohet”, deklaroi banori.