AKTUALITET, 18 Mars 2023, 21:19

"Dedikuar Hajredin Pashës, heroit të të gjithë dibranëve"/ Gafa historike e deputetit të PS-së, ngre në qiell të dërguarin e Sulltanit

"Dedikuar Hajredin Pashës, heroit të të gjithë

Deputeti i Partisë Socialiste, Toni Gogu, ka dashur të përkujtojë heroizmin e dibranëve 170 vite më parë, por e ka tradhëtuar padituria. Ideja ka qenë e mirë, por realizimi ka dështuar duke bërë hero pashain që çoi Sulltani për të nënshtuar dibranët. Kësisoj, Gogu ka bërë hero të Dibrës Hajredin Pashën. Një gafë e rëndë për një politikan që është kapur menjëherë nga përdoruesit e rrjetit, që kanë nisur sulmet dhe talljet.

Gafën e rëndë e kanë kapur shumë komentues, madje njëri prej tyre ka postuar edhe këngën e njohur dibrane, duke u shprehur: 

"Dedikuar Hajredin Pashës, heroit të të gjithë
Statusi fillestar i Toni Gogut

"Ashtu rutine....

Ai momenti kur njeriu kupton se cfar analfabetesh ka parlamenti yne .....

O zogu....po te jap textin ta lexosh nese di shkrim edhe lexim ....per " heroin " tend ....apo per sektin tuaj rilindas cdo legen i historise tone eshte hero....

Ky eshte teksti i kenges dhe me gjej heroin o ndriçuesi i rilindjes .."-thotë komentuesi dhe boton vargjet e këngës:

...................................

Hajredin Pasha o po vjen o Radikes
Valle o ku jan o k'to malet e Dibres 

Valle ku jan o k'to male e Dibres
Bejn' o kuvend o mo n' ate fushe t'Gjorices 

Ne fushe t' Gjorices o mor te kalaja
Hajredin Pashen e ka gjet belaja 

Se belaja pashen c'e ka gjete
Malet e Dibres more ka lidhe bese

Kane lidhe bese o, kane lidhe o te tane
Turkut Dibren o mos me ja lane

Hajredin Pasha o mor' ky hutaq e
S`lidhet Dibra more me kerbaçe 

Hajredin Pasha ku e ke o ushtrine
Malete Dibres o mor' mi kan' gri 

N'Malet e Dibres o kane mbet te tane e
Nuk jane pak o mor po 12000 mije e..."

Deputeti i PS-së e ka kuptuar gabimin e rëndë dhe menjëherë ka edituar postimin, por dëmi ka mbetur.