AKTUALITET, 19 Mars 2023, 12:21

Banorja e Bërxullës akuzon policin: Më gjuajti me këpucë dhe gjunjë, e kam shenjën në trup

Banorja e Bërxullës akuzon policin: Më gjuajti me

Tensione mes banorëve të zonës dhe efektivëve të policisë, në protestën e Bërxullës.

Një prej grave ka akuzuar drejtpërdrejtë uniformat blu duke thënë se një prej tyre e ka gjuajtur me këpucë dhe me gjunjë.

“Ai më gjuante me këpucë dhe me gjunjë, turp të ketë, unë po mbroj banesën time.

Po më gjuante fshehtas me gjunjë dhe këpucë. Ja çfarë bën shteti, Belinda Balluku e bëri atë për Durrësin, këtu jemi deri në vdekje. Nuk e lëshoj të drejtën time, asnjëherë. E kam shenjën në mes ku më gjuajti me këpucë, i pafytyrë.

T’u drejtova si zonjë. I ka thënë Rama Ballukut shko vriti!” u shpreh ajo e indinjuar.