TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka përfunduar takimi trepalësh mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nën ndërmjetësim të zyrtarëve të Bashkimit Evropian, i cili u mbajt në Ohër.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, i cili ka bërë të ditur se përfaqësuesi i lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, së shpejti do të informojë për rezultatin e arritur.
“Përfundoi takimi i nivelit të lartë të dialogut të lehtësuar në Ohër. Josep Borrell do të ju informojë së shpejti për rezultatin”, ka shkruar Stano.
Kosovo/Serbia: High Level meeting of the ???????? facilitated Dialogue in Ohrid is over. @JosepBorrellF will brief about the outcome shortly. Watch ???? live on EbS+ https://t.co/pthDGsCzZh
— Peter Stano (@ExtSpoxEU) March 18, 2023
Takimi kishte në agjendë planin e zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e raporteve, për përmbajtjen e të cilit palët u darkoduan më 27 shkurt në Bruksel.