AKTUALITET, 9 Dhjetor 2021, 10:15

KPA shkarkon nga detyra gjyqtarin Luan Daci, u shpall fajtor për falsifikim të dokumenteve

KPA shkarkon nga detyra gjyqtarin Luan Daci, u shpall fajtor për falsifikim

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur më 9 dhjetor shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Luan Daci.

Daci është shpallur fajtor me vendimin e formës së prerë nga Apeli i Posaçëm për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve.

Daci akuzohet per falsifikim dokumentesh gjatë aplikimit të tij për pozicionin e anëtarit të KPA-së. Ai nuk ka treguar shkarkimin e tij nga detyra në vitin ’97.

“Në aplikimin e kryer prej tij në datën 3 shkurt 2017 për t’u emëruar në funksionin e mësipërm, ai ka paraqitur rrethana të rreme, duke mos deklaruar faktin se ndaj tij është marrë masa disiplinore ‘largim nga puna’ në vitin 1997”, deklaroi SPAK në nisje të hetimeve për Dacin.