TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj pas mbledhjes së qeverisë bëri të ditur i gjithë fondi i rindërtimit për këtë vit kalon nga 28 miliardë lekë në 35 miliardë lekë.
“Reflektimin e të gjithë vendimeve, sot kaluan një grup vendimesh për rindërtimin të cilat bëjnë avancim të konsiderueshëm të financimit për bashkinë e Tiranës dhe për të dhjetë bashkitë e tjera. Llogaria e rindërtimit pra gjithë fondi i rindërtimit kalon nga 28 miliardë lekë në 35 miliardë lekë.
Avancimi është bërë për të përshpejtuar të gjitha proceset e rindërtimit për të kthyer në shtëpitë e tyre apo në shtëpitë e reja të rindërtuar amë fortë më moderne të gjithë qytetarët që në 2019, 26 nëntor u detyruan të largoheshin si nga shtëpitë dhe nga institucionet.
350 milion dollarë nga 280 milionë dollarë me të njëjtën logjikë për të përshpejtuar rikthimin e familjeve në shtëpi.
Gjithandej do të kemi një numër të konsiderueshëm familjesh që do të kthehen në shtëpitë e tyre pas gati dy vitesh”, tha Ahmetaj.