TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Fjalor rruge, fyerje, por edhe sinqeritet, të paktën kur flet për veten e tij!
Biznesmeni mik me Edi Ramën, Gjergj Luca, i thotë vetes hajdut me plot gojën dhe se në kohën e Enverit ka qenë i dënuar me burg për vjedhje.
Por si të mos mjaftohej me kaq, biznesmeni qartazi në avujt e alkoolit, ka folur edhe për shkuarën e aktorit të mirënjohur Viktor Zhusti duke e futur edhe atë në të njëjtën gradë me veten e tij.
Por kulmi i delirit të biznesmenit, ka arritur ndërsa ka rezervuar një seri anatemimesh në adresë të kryetarit të Këshillit Drejtues të RTSH-së, Leka Bungo, të cilin e kishte në tavolinë gjatë deliriumit të tij!...
E gjithë video që sjell SYRI.net, nuk është një ngjarje e shkëputur nga leksiku i përditshëm i biznesmenit kontrovers Gjergj Luca.
Kujtojmë se para pak ditësh, në biznesin e Lucës në Elbasan, zbarkuan kryeministri Edi Rama dhe kryeministri Albin Kurti, i cili mori kritika të shumta për këtë takim.
VIDEO: