AKTUALITET, 9 Dhjetor 2021, 08:30

Dy ditë para Kuvendit të Berishës! Escobar sot në Tiranë, do të takohet me Bashën e Ramën

Dy ditë para Kuvendit të Berishës! Escobar sot në

Gabriel Escobar, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, do të vizitojë ditën e sotme Tiranën. Ai do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e opozitës Lulzim Bashën.

Takimi mes Lulzim Bashës dhe zyrtarit të lartë amerikan do të zhvillohet rreth orës 11:30 dhe më pas Escobar do të takohet me Ministren e Jashtme Olta Xhaçka rreth orës 14:30-15:00.

Escobar do të takohet me kryeministrin Edi Rama në orën 17:00, mirëpo ende nuk bëhet e ditur nëse do të ketë një konferencë për shtyp mes tyre.

Vizita e Escobar në Tiranë, vjen vetëm dy ditë para Kuvendit të thirrur nga Sali Berisha, i cili është i shpallur ‘non grata’ nga SHBA për korrupsion dhe minim të demokracisë.

Dy ditë më parë, ambasada e SHBA-së, tha se vizita e tij është për të konfirmuar gjithashtu vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor.