AKTUALITET, 28 Tetor 2025, 16:14

U godit me thikë në lokalin te 'Komuna e Parisit' nga kolegu i tij, vdes kuzhinieri!

U godit me thikë në lokalin te 'Komuna e Parisit' nga kolegu

Ka ndërruar jetë kuzhinieri i lokalit, i cili u godit me thikë nga kolegu i tij brenda një lokali në Komunën e Parisit.

Indrit Salimllari raportohet se ka ndërruar jetë në spital ku u dërgua me plagë të rënda.

Ndërkohë autori i dyshuar i krimit, Filip Shehu, i cili punonte si picier në “City Lounge”  është arrestuar nga policia.

Sipas burimeve sherret mes tyre ishin të shpeshta, ndërsa autori ka pretenduar se viktima e bullizonte.