AKTUALITET, 17 Shkurt 2022, 10:21

Banorët e ‘5 Majit’ protestë përballë Parlamentit: Kërkojmë të kompensohemi për banesat

Banorët e ‘5 Majit’ protestë përballë

Banorët e "5 Majit" që preken nga projekti i rrugës kanë nisur ditën e sotme protestën para Kuvendit të Shqipërisë.

Ata kanë nisur thirrjet kundrejt politikanëve shqiptarë që sipas tyre nuk i dëgjojnë. Mes tyre ka fëmijë, të rritur dhe të moshuar.

“Kërkojmë të kompensohemi për banesat që doni ti prishni. Ne nuk kemi ku të shkojmë. Në rrugë të jetojmë? Kam njëzetë vite në atë pronë, investova gjithçka, tani vjen shteti e kërkon të ma prishi shtëpinë.

Nuk do të lejojmë të na nxjerrin në rrugë. Sot i drejtohemi kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë të na japë banesa të tjera ose në të kundërt do të vazhdojmë rezistencën tonë me protesta”,-tha një prej banorëve që protestonte.