TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar letrën e Autoritetit të Dosjeve të ish-Sigurimit ku përmendet Ilir Meta, si një raport të hartuar nga Edi Rama dhe Shërbimi Informativ Shtetëror.
Në një konferencë për medait, Berisha tha se ka parë dokumentet dhe nuk bëhet fjalë për ish-Presidentin.
Sipas tij, bëhet fjalë për shtetasin Ilir Muratin nga Librazhdi.
“Pas verifikimit të dokumenteve, unë deklarova dy ditë më parë që gjithçka është një trillium i paskrupullt i Edi Ramës dhe i turpshëm i një njeriou në panik pa asnjë moral që përdor shpifjen kunddër kundërshtarëve politikë. Dje pasdite dhe sot kam dokumentet në dorë. Nuk ka akt më të shëmtuar. Edi Rama me shërbimin informativ që e ka organizuar, e ka bërë në mënyrën më të trashë këtë kurth. Cilido që lexon e-mailin, e ka të qartë se I.M. është Ilir Murati nga Librazhdi. Filip Tale është nga Librazhdi.
Dhe nuk ka asnjë lidhje me Ilir Rexhep Metën. Këtë e kanë ditur këta. Edi Rama ka keqpërdorur në mënyrë, ka keqshfrytëzuar në mënyrën më të shpifur, qoftë kryetaren e Autoritetit, qoftë Linda Nikollën. Unë mund tiu them ju, në dokumentin që Genta Sulo i drejton Linda Nikollës, akuzon direkt Ilir Metën për bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit. Një akt i pashembullt. Kjo zonjë është keqshfrytëzuar nga Edi Rama që ajo i di vetë. Do të zbardhen” – tha Berisha.
Ndërkohë ish-kryyeministri ka denoncuar edhe reagimin e Lindita Nikollës e cila u shpreh se ishte e tronditur nga informacionet që kishte marrë.
“Mbi bazën e këtij dokumenti të hartuar nga SHIK, për herë të parë në jetën politike, Linda e Parlamentit, del dhe u thot shqiptarëve se është e tmerruar, e tronditur nga dokumenti që ka dalë. Histori të turpshme. Zyrtarë primitive” – tha Berisha.