AKTUALITET, 17 Qershor 2023, 08:50

Korçë, kontrolle gjatë natës, 8 të arrestuar, sekuestrohen kokainë, kanabis dhe makina

Korçë, kontrolle gjatë natës, 8 të arrestuar,

Finalizohet operacioni antidrogë në Korçë. Drejtoria vendore e policisë së juglindjes zhvilloi operacionin në orët e vona të mbrëmjes, ku mësohet se janë shoqëruar disa persona në ambientet e drejtorisë, ndërsa në pranga kanë rënë 8 prej tyre.

Gjatë aksionit, janë kontrolluar dhjetra banesa dhe lokale në Korçë, ndërsa nga policia u arrit të kapeshin persona që merreshin me shpërndarje të lëndëve narkotike.

Raportohet se deri më tani janë sekuestruar rreth 300 gr kokainë, 5 kg cannabis, po ashtu telefona, peshore, automjete si edhe sasi në euro dhe lekë.

Detaje të mëtejshme nga operacioni priten të zbardhen në vijim edhe nga komunikata zyrtare.