AKTUALITET, 13 Nëntor 2025, 16:42

Shpërndante materiale pornografike me të mitur, vihet në pranga 29-vjeçari në Tiranë

Shpërndante materiale pornografike me të mitur, vihet në pranga

Goditet një rast i përhapjes së materialeve me përmbajtje pornografike. Arrestohet 29-vjeçari në Tiranë.

NJOFTIMI I POLICISE
Në kuadër të këtij operacioni, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike ka ekzekutuar urdhrin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, duke arrestuar shtetasin M. Z., 29 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Pornografia me të mitur”.

Operacioni “STREAM” u zhvillua me bashkëpunimin e agjencive ligjzbatuese të 35 shteteve, përfshirë Policinë e Shtetit, dhe u drejtua nga Policia Kriminale Shtetërore e Bavarisë dhe Zyra Qendrore Bavareze për Ndjekjen e Krimit Kibernetik (ZCB), me mbështetjen e EUROPOL-it.

Pas informacioneve të ardhura nga autoritetet gjermane dhe EUROPOL-i, policia shqiptare kreu hetimet dhe veprimet procedurale që çuan në identifikimin dhe arrestimin e 29-vjeçarit.

Autoritetet shqiptare theksojnë se janë të angazhuara për mbrojtjen e fëmijëve dhe të miturve nga abuzimi në internet, duke u bërë thirrje qytetarëve, prindërve dhe të rinjve që të raportojnë çdo rast të dyshuar të shpërndarjes apo prodhimit të materialeve pornografike që përfshijnë të mitur, si dhe çdo formë tjetër abuzimi seksual online, në kanalet zyrtare të komunikimit të Policisë së Shtetit.