AKTUALITET, 30 Gusht 2024, 18:45

Kundër rrugës së re, nis protesta e banorëve në aksin Thumanë-Kashar

Kundër rrugës së re, nis protesta e banorëve në aksin

Ashtu siç ishte paralajmëruar, ka nisur protesta e banorëve në aksin Thumanë-Kashar.

Kjo është protesta e nëntë e banorëve të Krujës, Fushë Krujës dhe Thumanës. Banorët kërkojnë hyrje dhe dalje në rrugën e re.

Në protestë vihet re prezencë e madhe e policisë. Kujtojmë se në protestat e radhës ka pasur dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë.